“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”, pjesë nga bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari

11 Nëntor 2026 | 22:27

Gjatë emisionit “Now” janë publikuar pjesë nga komunikimet e zbuluara mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, mbi aktivitetin e dyshuar të organizatës kriminale që, sipas SPAK, ka trafikuar mbi 60 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Më 5 nëntor, SPAK dërgoi për gjykim 16 persona të dyshuar si pjesë e kësaj organizate, në krye të së cilës dyshohet se qëndronin Franc Çopja dhe Ervis Çela.

Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se komunikimet e publikuara nuk janë zbuluar përmes platformës Sky ECC, por përmes një rrjeti tjetër komunikimi. Në pamjet e transmetuara shfaqen biseda të muajve dhjetor 2020 dhe shkurt 2021, ku dyshohet se diskutohet për shuma të mëdha parash, lëvizjen e tyre dhe konvertimin në lingota ari.

Në një prej bisedave të shkurtit 2021, mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, diskutohet për sasi të konsiderueshme floriri dhe vështirësitë për të menaxhuar paratë.

Ervis Çela: “Nuk dim ku me çu lekët.”

Franc Çopja: “20/30 kile çdo ditë…Bani 1000 kile flori..”

Ervis Çela: “Po merr nja 200/300 kile për mu..”

Franc Çopja: “Ësht me 55 tani..Un vet kam arrit ke 100 kile deri tani.”

Ervis Çela: “S’ka flori, duhet me grabit noj bank, duhet me porosit nga Afrika”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike

Avokati dhe pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Kreshnik Myftari, ka komentuar çështjen që lidhet me Vlora Hysenin, duke u ndalur te hetimet mbi veprimet financiare...
21:57 | 11/11/2026

Protestuesit kundërshtojnë sërish gjobat e policisë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”

Në protestën e ditës së sotme në Tiranë janë mbledhur sërish të rinj dhe studentë, kryesisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë, janë regjistruar debate...
19:37 | 11/11/2026

Hita pritet në Romë nga homologu italian, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi policor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është pritur në Romë nga homologu i tij italian, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Prefekti...
18:54 | 11/11/2026