Lajmi i fundit

PLUG/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet:Duhet të jemi shumë të qetë dhe të kujdesshëm

Kaso: Rama ndryshoi rregullat për mandatin e tretë, PD kërkon lista 100% të hapura dhe rikthimin e koalicioneve

Kaso: Rama ndryshoi rregullat për mandatin e tretë, PD kërkon lista 100% të hapura dhe rikthimin e koalicioneve

21:33, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike kërkon zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020 në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, rikthimin e formulës së koalicioneve parazgjedhore, listat 100% të hapura dhe një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore.

I ftuar në A2, deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se ndryshimet e bëra nga mazhoranca vetëm katër muaj pas marrëveshjes së 5 qershorit 2020 ndryshuan rregullat e garës zgjedhore dhe eliminuan formulën e mëparshme të koalicioneve.

Kaso theksoi se PD kërkon që partitë të garojnë brenda koalicioneve me listat dhe siglat e tyre, duke siguruar përfaqësimin në Kuvend sipas fuqisë së tyre elektorale.

Ndërsa për zhbërjen e ndryshimeve të vitit 2008, deputeti demokrat sqaroi se nevojitet një reformë e thellë kushtetuese dhe shumica prej 93 votash në Kuvend.

“E para, kërkojmë zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020, kur me marrëveshjen e 5 qershorit, që u përshëndet dhe nga faktori ndërkombëtar, u caktuan disa rregulla loje dhe më pas, vetëm katër muaj më vonë, në mënyrë të njëanshme, rregullat e lojës u ndryshuan duke u ndryshuar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor në mënyrë të njanshme nga kryeministri, duke fshirë formulën e koalicioneve ashtu siç e njihte Kodi Zgjedhor dhe siç e kanë pjesa më e madhe e vendeve që kanë koalicione parazgjedhore, duke i garantuar vetes mandatin e tretë në tavolinë. Kërkojmë atë që e kemi kërkuar ne dhe është sot edhe kërkesë e protestës. Zoti Berisha e ka artikuluar besoj në përfundim të një tryeze të opozitës së bashkuar që në muajin prill të këtij viti: lista 100% të hapura dhe një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore. Pra, Shqipëria një zonë e vetme zgjedhore, ku zgjedhësit do të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet votës së shumfishtë, siç e kanë model vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Kërkojmë rikthimin e formulës së koalicioneve siç ishte. Pra, nëqoftëse ne kërkojmë listë të hapur për kandidatët, e njëjta llogjikë vlen edhe për partitë. Pra, kërkojmë listë të hapur edhe për partitë, ku secila parti të garojë brenda koalicionit me listën e vet, me siglën e vet, të ketë mundësinë të mbledhë fuqinë e vet elektorale dhe në bazë të asaj të sigurojë mandate ose jo.

Zhbërja e 2008-s kërkon në radhë të parë një reformë të thellë kushtetuese dhe nuk është ky mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Jo çdo gjë që kërkohet është e arritishme sepse kërkon 93 vota, të cilat nuk i ka e vetme as opozita, as mazhoranca. Kërkon një dialog të thellë dhe një diskutim shumë serioz për një arkitekturë të re kushtetuese për t'u kthyer te ajo e 2008-s ose për ta përmirësuar atë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco