Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm në Dublin të Irlandës, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA). Gjatë fjalës së tij ai foli edhe në lidhje me emigracionin

Sipas tij, të rinjtë tundohen lehtë kur shohin pamjet nga celularët të vendeve të Europës Perëndimore dhe beson se çdo gjë që sheh, është një realitet.

“Më duhet t’i përgjigjem shpesh kësaj pyetjeje, por jo shpesh në një vend si ky, ku migracioni njëherë e një kohë ishte e vetmja mënyrë për të jetuar. Kjo nisur të ndryshojë, jo thjesht kur Irlanda nisi të ndryshohej, por kur Irlanda nisi të japë arsye tek njerëzit një zgjedhje mes qëndrimit e largimit. Kjo është diçka që do vijë edhe për ne. Është edhe një botë e re, që të rinjve ju shkon përmes ekraneve të smartphonëve, që shfaqet me ngjyra të mrekullueshme e jo me ngjyra të vërteta.

Një i ri në Shqipëri thotë se një orë larg e kam diçka të mrekullueshme dhe thotë se pse mos të shkojë tek e ardhmja menjëherë. Nuk duhet të harrojmë se shqiptarët kanë qenë në një regjim, ku nuk lëviznim dot dhe largimi nga vendi ishte tradhti e lartë. Ka dhe njerëz që edhe po kthehen. Realiteti do ndryshojë, kur Shqipëria të ketë që të japë më tepër për qytetarët e saj”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëjë shqiptarët krenarë