Erion Vishkulli u verbua duke u goditur me plumb në sy se protestoi për të kërkuar llogari. U verbua se kërkonte një qeverisje më të mirë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, sepse kërkonte një përgjigje, e një sqarim nga një shtet që në vend se ta mbronte e sulmoi barbarisht me plumb në sy. Siç Erion Vishkulli, mijra të rinjë e të reja po protetsojnë çdo ditë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe Edi Ramës, që mbi të gjitha e akuzojnë sit ë lidhur me krimin dhe të zhytur në korrupsion. Por si përgjigje marrin sërish plumbat, dhunën policore dhe gazin lotsjellës.
Mediat, mbase jo të gjitha, janë rreshtuar në krahë të qytetarëve, si një detyrë funksionale e një mision për të cilin ekzistojnë. E siç qytetarët, po marrin mbi vete një breshëri sulmesh, siç në terren me plumba e gaz ashtu edhe në përditshmëri me gjoba shtetërore e sulme të ulëta nga kryeministri Edi Rama dhe minitrant e tij.
Në adresë të Emisionit Plug ishte ministri Ermal Nufi ai që mori përsipër sulmet, që nuk nguroi të lëshonte gojën me lloj e soj etiketimesh, me një qëllim të vetëm, mbylljen e gojës. Madje duke na cilësuar Qorr apo antikombëtar vetëm se përpiqemi që të mos verbohemi e të mbajmë hapur edhe sytë e qytetarëve për të parë disa të vërteta që prej kohësh nuk u thuhen.
Por duket se verbimi i qytetarëve për të mos parë e protestuar, qorrimi i mediave për të mos investiguar nuk është një shqetësim apo bezdisje për pushtetin, por më tepër është një problem për ata që janë përfituesit fundor të këtyre aferave.
Emisioni Plug do të transmetojë sot ekskluzivisht një audiopërgjim të ri, ku është miku izraelit i kryeministrit Ron Yeffet, ai duket se dikton gjithçka, madje edhe instrukton se si mediat duhet të mbahen larg, të mos marrin vesh asgjë, pasi kjo do të shkaktonte problem, e do tu hapte sytë shqiptarëve dhe botës për atë që gatuhej në skutat e errëta të trafikut!
© SYRI.net