Vendosni fjalën kyçe....

“Revolucioni i flamingove rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Trump-it” – Rama nga Irlanda


Kryeministri Rama tha nga Irlanda se protestat e flamingove në Tiranë janë rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj presidentit amerikan Trump.

Deklarata, që është përsëritje e atyre të mëhershme të kreut të qeverisë, u bë gjatë vizitës në kryeqytetin irlandez ku ai ishte i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane.

“Le të jemi të sinqertë, ky revolucioni i flamingove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond të kësaj çështje mjedisore, s’do kishit dëgjuar asgjë për flamingot. Të gjithë ata që urrenin Trump, gjetën bulevardin e Tiranës për ta bërë këtë betejë, njësoj si Çezari që gjeti jugun e Shqipërisë për të luftuar kundër Pompeut. Ka kaq shumë gënjeshtra. Jam i sigurt se po t’ju pyes tani, do të mendonit sikur Irlanda është privatizuar nga familja Trump”, tha Rama.