Spanja do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e fundit të Nations League me Çekinë dhe Anglinë. Në sfidën që do të zhvillohet në Pragë, trajneri Luis De la Fuente nuk do të ketë në dispozicion Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal.

Në konferencën për shtyp, trajneri i La Roja foli jo pak sidomos për mungesën e Lamine Yamal për të cilin u ngritën teori se ai deshi të mos ishte pjesë e skuadrës për sfidën me Çekinë.

‘Të flasësh pa i ditur gjërat në jetë është gjëja më e trishtë dhe për të ardhur keq. Për ta bërë të qartë, Lamine u dëmtua dhe kishte shqetësime në gju-tha De la Fuente-shkoi të kryeje trajtimin rutinë dhe panë lëng në gju dhe inflamacion dhe kjo kërkonte pushim. Shërbimi ynë mjekësor, bashkë me atë të Barcelonës dhe unë vendosëm që do të ishte më mirë për të që të qëndronte në shtëpi, duke punuar me klubin e tij dhe do të bashkohet me ne të premten, është e qartë tani?’.

Trajneri kampion i botës e vijoi edhe më tej shfryrjen e tij duke thënë se Lamine Yamal nuk gëzon privilegje dhe se ajo që i dhemb më shumë është gënjeshtra.

‘Jam gati ta sqaroj vetë në dhomën e zhveshjes-vijon De la Fuente-Jam këtu për ta sqaruar çështjen. Ai nuk gëzon asnjë privilegj. Të njëjtën gjë do të kishim bërë me këdo tjetër. Nuk na shqetëson kjo situatë. Na mungojnë të gjithë lojtarët që nuk janë me ne. Ky është futbolli, dëmtimet janë pjesë e tij. Ajo që më dhemb është gënjeshtra, mungesa e seriozitetit, e vërtetësisë dhe sajesat. Përballë këtyre gjërave, përpiqem t’i nxjerr në pah. Prandaj tregoj më shumë sesa duhet. Kjo është mënyra ime për ta zbardhur të vërtetën, përmes fakteve. Nuk i duroj dot njerëzit që përpiqen të të mashtrojnë dhe të të gënjejnë’.

Top Channel