Mehmetaj: VV-ja përshkruhet si opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse s’ka pasur

Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës sa ishte në opozitë, konsiderohej si opozitë e fortë, por nuk kishte ofruar një alternativë konkrete qeverisëse.

Sipas tij, VV-ja në atë kohë paraqiste ide të përgjithshme, si rritja e prodhimit vendor, hapja e fabrikave dhe rritja e eksporteve, por pa ofruar një program konkret se si do të qeveriste vendin.

Mehmetaj ka thënë se tani që VV-ja është në pushtet, po dëshmohet se nuk kishte pasur ide të qarta qeverisëse.

“Sot e kësaj dite, Vetëvendosje përshkruhet si një opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse nuk ka pasur. Ose ka pasur ide abstrakte, të tipit: duhet ta rrisim prodhimin, të ndërtojmë fabrikat tona, në mënyrë që të mos blejmë nga jashtë dhe t’i shtojmë eksportet. Sot, kur është në qeveri, kemi dokumentimin më të mirë se Vetëvendosje nuk ka pasur ide qeverisëse”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu kryeministrin Albin Kurtin për akuzat ndaj partive opozitare se bashkëpunojnë me Serbinë, duke theksuar se kryeministri nuk ka ofruar prova për këto pretendime.

Sipas Mehmetajt, krijohet një standard i dyfishtë kur qytetarët, gazetarët apo analistët kritikohen për akuza të tilla pa prova, ndërsa të njëjtat akuza bëhen nga vetë kryeministri ndaj opozitës.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika