Hekuran Murati, ministri i Financave, bëri të ditur se investimet e huaja direkte në Kosovë, pa përfshirë patundshmëritë, kapin vlerën e 300 milionë eurove.
Gjatë një debati në Kuvend, Murati iu referua Raportit të Komisionit Evropian dhe tha se pagat janë rritur më shumë se çmimet.
Të lidhura
None found
“Raporti e sqaron që rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e inflacionit, apo rritjen e çmimeve. E keni në raport”, u shpreh Murati.
Sipas tij, afërsisht 70 për qind e investimeve të huaja direkte janë përqendruar në patundshmëri, ndërsa rreth 300 milionë eurot e mbetura janë investuar në biznese të tjera.







