
Samiti i NATO-s në Tiranë vitin që vjen është në dyshim të fortë, shkruan Politico. Në seksionin “Brussels Take Note”, Politico shkruan se Tirana zyrtare ka propozuar shtyrjen e samitit ose mbajtjen e tij virtualisht.
Ndërkohë sipas Politico-s, shefat e NATO-s kanë ngurruar të angazhohen për shkak të premtimeve të ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen si dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me Trump-in.
“Ndërsa diplomatët e NATO-s shprehen se mbajtja e një samiti në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet e pamundur, vendi po propozon një format më fleksibël – qoftë një samit të shtyrë, apo edhe një të tillë virtual – deklaroi për POLITICO Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Udhëheqësit e Aleancës kanë hezituar të angazhohen, për shkak të shpenzimeve të ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen, si dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me Trumpin.” – shkruan Politico.
Më 8 korrik 2027, Rama deklaronte nga Samiti i NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do mbahej në Tiranë
“Si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri? E po ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që Samiti i ardhshëm do jetë në Tiranë”, u shpreh Rama.
E njëjta gjë u përsërit nga Sekretari Rutte, sipas të cilit afati i samititi duhej përcaktuar ende.
