Samiti i radhës i NATO-s i cili është parashikuar të mbahet në Tiranë, është shoqëruar me pikëpyetje dhe diskutime për organizimin e tij.

Disa media publikuan artikuj duke pretenduar se samiti i ardhshëm mund të zhvillohej virtulaisht duke mbështetur hipotezat tek një intervistë e ministrit Ermal Nufi për median ndërkombëtare Politico.

Por burime për Report Tv nga Ministria e Mbrojtjes teksa kanë pohuar se është dhënë një intervistë rreth 1 orë për Politico, kanë theksuar se në asnjë moment nuk ka patur një deklaratë të tillë për samit virtual të NATO-s.

Të njëjtat burime thonë që Nufi ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e samitit, kurdo qoftë, 2027 apo 2028.

Intervista pritet të publikohet nesër, për të sqaruar gjithë situatën. Ndërkohë shkrimi i publikuar sot nuk ka autor të njëjtin gazetar që është dhënë intervista.