Shefi i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku takimin e parë e zhvilloi me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Hungarisë, Anita Orban. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ishte në fokus të takimit, ku ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në këtë proces. “Shqipëria ka hyrë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”.