Bianca Censori ka nisur herët përgatitjet për Krishtlindje, por veshja e saj gjatë një daljeje në Los Angeles ka tërhequr vëmendjen më shumë se blerjet festive.
Bashkëshortja 31-vjeçare e reperit Kanye West u fotografua me një bodysuit ngjyrë kafe, mjaft të ngushtë dhe të ekspozuar, që i zbulonte të pasmet. Dizajnerja australiane e kombinoi veshjen me çizme me taka deri mbi gju, të cilat kishin pjesë transparente dhe detaje me motiv lëkure gjarpri.
Bianca u fotografua teksa shikonte dekorimet e Krishtlindjeve në dyqanin luksoz Williams Sonoma, në qendrën tregtare The Grove, në Los Angeles. Sipas raportimit të TMZ, ajo ka shpenzuar rreth 2 mijë dollarë për dekorime shtëpie gjatë kësaj vizite.
Dalja e saj vjen pak ditë pasi mbështeti Kanye West në sfilatën e koleksionit “Yeezy Season 01”, të organizuar në Los Angeles më 4 nëntor. Edhe në atë event, 31-vjeçarja zgjodhi një veshje provokuese, duke u shfaqur me një bodysuit ngjyrë bezhë, me dekolte të hapur, të kombinuar me çizme lidhëse në të njëjtën ngjyrë.
LEXO EDHE: Bianca Censori shfaqet krah Kanye West me kostum të kuq rrjetë!
Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2022, u shoqërua në këtë event edhe nga katër fëmijët e Kanye West me ish-bashkëshorten Kim Kardashian: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Bianca Censori është me origjinë nga Melbourne, Australi, ku studioi arkitekturë në Universitetin e Melbourne-it. Në vitin 2020, ajo përfundoi studimet pasuniversitare me diplomë masteri në këtë fushë.
Në nëntor të po atij viti, iu bashkua markës Yeezy të Kanye West, ku punoi si dizajnere arkitekturore. Marrëdhënia e tyre u bë publike më vonë. Në një intervistë të mëparshme për revistën Vanity Fair, Bianca foli edhe për arsyen pse vendosi të martohej me reperin amerikan.
LEXO EDHE: Bianca Censori drejton videoklipin e ri të Kanye West me një koncept surreal?
“U martova me të sepse e dua. A është kjo gjëja më e zakonshme dhe më klishe që mund të thuhet ndonjëherë?”, deklaroi ajo.


