Një 34 vjeçare greke dhe një shqiptar 38-vjeç sipas mediave kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni antidrogë.
E reja me 38-vjeçarin shqiptar u arrestuan mbrëmjen e djeshme në një zonë të Kasturit teksa po lëviznin më makinë.
Shofere e automjetit ishte 34-vjeçarja ndërsa pasagjer ishte 38-vjeçari. Gjatë kontrollit policia greke zbuluan 2 çanta të zeza që përmbanin gjithsej 18 pako me kanabis, me peshë 18 kilogramë e 800 gramë.
Përveç lëndës narkotike u sekuestruan makina, 2 telefona celularë dhe 2 karta SIM. Të arrestuarit priten të dalin para Prokurorit të Gjykatës Penale të Kastorit.










Komente
Komento