• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

by A. Q
11/11/2026 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar detajet kryesore të projektbuxhetit për vitin kalendarik 2027.

Gjatë kësaj interviste, Koçiu vendosi theksi te karakteri social i buxhetit, lehtësimin e paketës fiskale për qytetarët dhe biznesin, si dhe masat e ndërmarra për pensionistët, çiftet e reja dhe studentët.

Projektbuxheti i vitit 2027, i cili pritet të kalojë për miratim në Kuvend, kap vlerën e rreth 10 miliardë eurove, duke u konsideruar si buxheti më i lartë në historinë e vendit.

Zëvendëskryeministrja Koçiu tha për RTSH se vlera në shifra nuk është qëllim në vetvete, por se si ky buxhet përkthehet në mirëqenie, shërbime cilësore, investime në infrastrukturë kritike dhe përmbushjen e detyrimeve për integrimin evropian të Shqipërisë.

Koçiu u shpreh se ky është një buxhet me pamje sociale që i afrohet boshtit qeverisës të Partisë Socialiste, duke theksuar se “kush fiton më shumë, paguan më shumë dhe këtë është munduar ta trajtojë edhe ky buxhet me disa politika shumë të targetuara”.

“Është një buxhet në fakt, që është e vërtetë që prek shumë mbrojtjen sociale. Të gjitha nivelet ose të gjitha grupmoshat brenda familjes, ta themi kështu, që nga fëmijët deri te të moshuarit, pa lënë mënjanë studentët, pa lënë më çiftet e reja, pa lënë më ata që kanë probleme sociale, nevoja të veçanta speciale, pra një buxhet që prek gjithë spektrin e familjes brenda saj.

Por ndërkohë nga ana tjetër patjetër me një filozofi atë që Partia Socialiste në fakt e ka në boshtin e saj qeverisës që kush fiton më shumë paguan më shumë dhe këtë është munduar ta trajtojë edhe ky buxhet me disa politika shumë të targetuara siç kundër besoj edhe e keni dëgjuar që ka të bëjë me TVSH-në, me uljen e TVSH-së sa i përket produkteve të shportës, por me rritjen e TVSH-së në disa produkte të tjera.

Po nga ana tjetër dhe me taksimin mbi nivelin e të ardhurave sa i përket një fashe punonjësish apo atyre që fitojnë më shumë, patjetër taksohen që kanë paga më të larta do të taksohen dhe më shumë. Kjo për të bërë një rishpërndarje të të ardhurave dhe për të çuar aty ku duhet, aty ku ka nevojë mbështetjen e financiare të buxhetit të shtetit”, tha Koçiu.

Një nga pikat e diskutuara në paketën fiskale 2027 është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës, duke sjellë kursime të ndjeshme për konsumatorëakt. Duke marrë një shembull konkret, Koçiu shpjegoi se “mjafton për shembull të them që një produkt i shportës në qoftë se sot kushton 120 lekë, me shkuarjen e TVSH-së 6% do të shkojë në 106 lekë, pra jemi tek një kursim prej afro 11.7%.”

Për moshën e tretë, qeveria ka vendosur synimin që brenda vitit 2029 pensioni minimal të arrijë në 40.000 lekë. Koçiu vuri në dukje përgjegjësinë ndaj kësaj kategorie duke u shprehur.

“Ne kemi thënë shpesh që kemi një borxh moral ndaj moshës së tretë, ndaj pensionistëve. E theksojmë shpesh sa herë takohemi me ta. Është një nga problemet kryesore që vjen sa herë kemi një diskutim lidhur me kategoritë të cilat do duhet të marrin mbështetje.

Për pensionistët është punuar gjatë vitit 2026, do të vijojë të ketë mbështetje në 2027-n dhe ndërkohë në vitin 2027 ne i kemi vënë synim vetes të përmbushim dhe reformën e pensioneve për të bërë të mundur që viti 2029 të mos na gjejë me pensione nën 40.000 lekë apo nën 400€ pensioni minimal pra dyshemeja të jetë 400€.

E thënë kjo edhe për vitin 2027 buxheti do të targetojë dyfishimin e bonusit mujor që u jepet pensionistëve, çka do të thotë kjo? Do të thotë që të gjitha ato pensione të plota, pra që kanë mbushur dhe vitet e punës, ato që quhen pensione të plota, do të kenë një dyfishim të bonusit, pra në rastet kur kemi të bëjmë me një mbështetje 1.800 lekë bonus do të shkojë 3.600 lekë bonus mujor.

Kjo për pensionet e plota dhe për ato rurale nga 1.000 në 2.000 shtesa e mujore e bonusit. Ndërkohë që një e re apo risi tjetër është që ai indeksimi që ndodhte çdo vit zakonisht ndodhte në muajin tetor. Këtë vit indeksimi i pensioneve u bë në muajin korrik, do të fillojë nga muaji prill”, deklaroi Koçiu.

Koçiu preku po ashtu politikat e reja për familjen dhe arsimin, ku përfshihet programi pas shkolle “After School” deri në orën 17:00, mbështetja periodike mujore për fëmijët e rinj krahas bonusit të bebes, si dhe 4.000 kredi të lehtësuara për strehim me interes 0% për vlera deri në 60.000€ dhe interes 3% me garanci shtetërore për vlera deri në 200.000€. Ajo theksoi se studentët nga familjet në nevojë ekonomike (rreth 5.400 përfitues) do të shohin rritjen e mbështetjes mujore nga 10.000 lekë në 25.000 lekë.

Zëvendëskryeministrja përmendi edhe performancën makroekonomike të dëshmuar sipas saj, nga 12 milionë turistë dhe vlerësimet pozitive të FMN-së për borxhin më të ulët në rajon.

Lidhur me zhvillimet politike dhe Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pyetjes nëse do kishte ndryshime në kabinet ajo i u përgjigj: ….kjo është një stafetë. Kur ti merr një pozicion çfarëdo qoftë në kabinet qeveritar është absolutisht privilegj, shërben dhe bën maksimumin tënd. Ndërkohë është stafeta e kolegëve.”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In