Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dëgjoi zërin e motrës në Big Brother, pa e ditur se ajo po ndërronte jetë në ato momente, historia prekëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

    Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera

    Karakaçi: 68 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe energji në projektbuxhetin 2027

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera
    Botë

    Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera

    November 11, 2026

    Autoritetet egjiptiane kanë përfshirë 35 organizata dhe 36 individë në listën e subjekteve terroriste dhe personave të shpallur terroristë, me një afat prej pesë vitesh. Në mesin e organizatave të përfshira në vendim figuron edhe Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Arsim nga Kosova.

    Vendimi është marrë nga Gjykata Penale e Kajros, në kuadër të çështjes nr. 11108 të vitit 2026, e regjistruar pranë Prokurorisë së Sigurisë së Lartë të Shtetit. Ai është publikuar më 10 nëntor 2026, në numrin 250 (suplement) të Gazetës Zyrtare të Egjiptit.

    Përfshirja në këtë listë parashikon që organizatat dhe individët e identifikuar të mbeten nën këtë përcaktim për një periudhë pesëvjeçare.

    Përveç fondacionit nga Kosova, në listën e publikuar përfshihen edhe disa organizata dhe institucione të tjera evropiane. Mes tyre janë Këshilli i Myslimanëve të Evropës dhe degët e tij, Fondacioni Mysliman i Francës, Shoqata Islame e Britanisë, Lidhja Myslimane e Zvicrës, Komuniteti Islamik Gjerman dhe Këshilli i Myslimanëve të Ukrainës.

    Vendimi përfshin gjithashtu organizata dhe institucione nga Shqipëria, Turqia, Italia, Spanja, Irlanda, Polonia, Rumania, Hungaria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Austria, Holanda, Moldavia dhe Greqia.

    Në mesin e subjekteve të tjera të përfshira në listë janë edhe Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime, Këshilli Evropian i Imamëve, Këshilli Evropian për Familjen Myslimane, Këshilli Evropian për Kur’anin e Shenjtë dhe Forumi Evropian i Studentëve Myslimanë.

    Në listën e zezë edhe 36 individë

    Përveç 35 organizatave, vendimi i Gjykatës Penale të Kajros përfshin edhe 36 individë, emrat e të cilëve janë publikuar në Gazetën Zyrtare.

    Mes personave të listuar janë Abdullah Sami bin Mansour, Ibrahim Farouk Mohamed Al-Zayyat, Ahmed Kazem Fathi Suleiman Al-Rawi, Anas Osama Tawfiq A-Tikriti, Mohamed Heni dhe Wissam Al-Bardawil, si dhe persona të tjerë.

    Vendimi i autoriteteve egjiptiane përfshin kështu një numër organizatash dhe individësh nga vende të ndryshme, ndërsa përfshirja e fondacionit me bazë në Kosovë e bën çështjen me interes të veçantë për opinionin publik në rajon.

    Egjipti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dëgjoi zërin e motrës në Big Brother, pa e ditur se ajo po ndërronte jetë në ato momente, historia prekëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje

    November 11, 2026

    Egjipti shpall organizatë terroriste një fondacion nga Kosova, në listë edhe 35 organizata të tjera

    November 11, 2026

    Karakaçi: 68 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe energji në projektbuxhetin 2027

    November 11, 2026

    Alarm në shkollat e Britanisë dhe Irlandës, qindra institucione marrin mesazhe kërcënuese

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.