Tragjedi në Francë, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë

Tragjedi në futbollin francez. Wanis Honsor, një mbrojtës francez që luante për Saint-Denis, vdiq gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij pas një arresti të papritur kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, përpjekjet ishin të pasuksesshme.
Rouen, klubi ku ai u rrit, e kujtoi atë në rrjetet sociale: “FC Rouen 1899 mësoi këtë mëngjes me trishtim të madh për vdekjen e papritur të Ëanis Honsor, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij Saint-Denis FC. Wanis luajti në tre ndeshje me ekipin e parë gjatë sezonit 2023/2024, duke shënuar një gol”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



