Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin
Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksatha se pas sulmeve të 7 tetorit 2023 njerëzit që më parë e fshihnin urrejtjen ndaj hebrenjve, tashmë ndihen të lirë ta shprehin atë publikisht.
“Që prej sulmeve të 7 tetorit, çdo antisemit i cili ka jetuar me urrejtje në zemër por ka pas turp ta thotë dhe nuk e lejonte vetën ta thoshte ngaqë nuk ishte e pranueshme, çdonjëri nga këta njerëz krejt papritur gjetën pandëshkueshmëri. Tanimë mund të thonë se hebrenjtë duhet të vriten, duhen të shkojnë te dhomat e gazit, duhet të vriten. Thonë se palestinezët duhet të lirohen nga lumi te deti. Njerëzit nuk e kuptojnë kur e thonë. Nga lumi në det do të thotë, tërë toka e Izraelit, që do të thotë se nuk ka më Izrael. Ku do të shkojnë këta 10 milionë njerëz? Do të zhduken? Do të vriten në dhomë gazi? Njerëzit lejojnë veten e tyre të thonë gjëra dhe tregojnë mbështetje të plotë ndaj palës palestineze që edhe një herë, mund të zgjedhin të mbështesin anën palestineze, por duke treguar urrejtje ndaj hebrenjve nuk është mbështetje ndaj palestinezëve. Krijon 0 shtet palestinez dhe nuk çon përpara axhendën e tyre. Kur kemi njerëz që thonë se hebrenjtë janë më të këqijtë sepse këtë gjë mendonin më parë por tanimë janë të lirë ta thonë, jemi në një periudhë shumë të keqe të historisë tonë. Është çasti kur urryesit e nxjerrin në pah urrejtjen e tyre pa asnjë frikë”, tha ai.
Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore
Zv.ministrja Tomini flet për buxhetin e vitit 2027 në shëndetësi, cilët janë sektorët që favorizohen
Studentët bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen tubimit kombëtar
- 16:39 Në pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i Indonezisë
- 16:23 Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë
- 15:59 Sulm me raketa ndaj selisë së bandës në Haiti, Presidenti i El Salvadorit publikon pamjet e operacionit (VIDEO)
- 15:56 Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore
- 15:49 Konjufca: Bllokada politike ngadalësoi reformat
- 15:41 Skandal me librat e krijuar nga IA në Indi, nis hetimi për mijëra botime