Këlliçi: I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë

Këlliçi: I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë

16:49, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, denoncon akordimin e 250 milionë lekëve për Arbjan Maznikun, duke e cilësuar vendimin skandaloz dhe të pajustifikueshëm.

Këlliçi thotë se e kundërshtoi atë në Byronë e Kuvendit, ndërsa akuzon Ramën se shpërblen bashkëpunëtorët e tij për një reformë që dëmtoi qytetarët dhe nxiti shpopullimin e zonave.

Reagimi i plotë:

I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, Bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë!!! 
 
Pasi shpërbleu policët që rrahën, dhunuan, plagosën e torturuan të rinjtë e studentët protestues, Edi Rama ka vendosur t’i japë 250 milionë lekë Arbjan Maznikut për kontributin e tij në zhdukjen e 15 bashkive. 

Këtë akt e kundërshtova si të papranueshëm e skandaloz në Byronë e Kuvendit të Shqipërisë, ku erdhi sot ky vendim i Edi Ramës. Fshirja e 15 bashkive do të ketë efekt shkatërrues për banorët e atyre zonave dhe do të rrisë edhe më tej shpopullimin. Një projekt politik me llogari elektorale që nuk mori fare parasysh qytetarët dhe injoroi zërin e tyre. Ata u ngritën në protesta dhe kundërshtuan me forcë këtë arbitraritet që u bë pa palqimin e dakordësinë e tyre. Por Rama e kaloi me dhunën e kartonave në parlament. 

Kryeministri më i korruptuar në Europë e çon edhe më tej talljen me qytetarët dhe me shqiptarët duke akorduar 250 milionë lekë shpërblim për Maznikun. 

Në një dokument ku nuk justifikohet asnjë zë, ku nuk paraqitet asnjë shpjegim bindës, që u miratua sot në Byro nga vota e “rilindasve”, 250 milionë lekë nuk do të shkojnë as për pensionistët, as për familjet në vështirësi ekonomike, as për studentët që mezi mbyllin muajin, por për shërbëtorin e Edi Ramës për heqjen nga harta të 15 bashkive. 

Regjimi nuk njeh asnjë kufi në arrogancën ndaj njerëzve dhe në përfitimet e privilegjet për veten e tij. 

Qytetarët kanë dhe një arsye më shumë për të qëndruar në protestë e për të mos u tërhequr nga kërkesa për largimin një orë e më parë të kësaj klike hajdutësh të pashembullt në botë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco