Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka dalë para gazetarëve për të dhënë komentet e tij në prag të sfidës me Finlandën. Një takim me rëndësi për kuqezinjtë, ndërsa futbollisti shqiptar ka ndarë me mediat këndvështrimin e tij për përballjen që i pret.

Si është skuadra, objektivi është i qartë?

Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë. Ia dimë rëndësinë ndeshjes. Obligim vendi i parë. Kemi më shumë kualite se të gjitha skuadrat e tjera në grup. Në Finlandë kemi bërë ndoshta ndeshjen më të mirë në fushë, por episodet bënë të tyren.

Episodet , janë marrë masat për të mos u përsëritur?

Dy goditje standarde, dy gola, fati ta kthen shpinën. Nuk kishim fat në atë ndeshje, nuk e kishim me nbe. Duhet të jemi më të kujdesshëm. Duhet të evidetojmë faulat afër golit. Varet nga situata, edhe situata të detyron me të bësh faule.

Sjellja në fushë ndaj tifozëve, presioni. Ka ardhur momenti për të menaxhuar më mirë ankthin?

Unë nuk besoj që çunat kanë panik ose stres kur luajnë para tifozëve. Jam i sigurt se sa herë që jemi si vendas, kemi bërë shumë mirë. Nganjëherë është me rëndësi fitorja që mbyll problemet. Çdo i dyti lojtar kur luan në air albaia ka ndjenjë të veçantë.

Gabimet individuale? Keni folur, ndonjë porosi specifike?

Po gabimet, ndodhin. Pa gabime nuk ka, por shpresojmë ti evidojmë. Duhet me qenë më të qartë në idetë tona. Trajneri me stafin kanë bërë punën e mirë. Na e ka treguar me video në stërvitje dhe të bëjmë atë që dëshiron trajneri në rezultat.

Maran bën lojë më shumë drejt sulmit. Sylvinho, tjetër gjë. Kjo, e vështirëson pozicionin e repartit defansiv?

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Sylvinho ka luajtur futboll shumë defensiv, shumë statik. Ai futboll nuk ekziston. Neve na ndihmon me presing sipër. Kur bën presion sipër, kundërshtari mund të bëjë gabime. Trajneri ka parë gjërat pozitive tonat.

Tifozët, kohët e fundit kemi pasur prani të jashtëzakonshme. A ju bën të shtoni marsh më shumë që stadiumi të jetë gjithnjë i mbushur?

Secili nga ne ka përgjegjësi. Kur vesh fanellën e kombëtares ka poërgjegjësi të madhe. Ndeshje të lehta sot nuk ka. Megjithatë, sot për sot, ekipi kombëtar po luan futboll. Ata nuk mungojnë asnjëherë. Pika jonë më e fortë “Air Albania. Ata do na përkrahin dhe e kanë tregu gjatë këtyre viteve. Çfarë është më e rëndësishme është rezultati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb