Armët historike në Gjirokastër, muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën me armë relike në sheshin e qytetit
Studentë të arkitekturës janë bërë pjesë e një kampi restaurimi në Gjirokastër, me synimin për të dokumentuar dhe evidentuar dëmtimet në banesat historike që rrezikojnë shembjen.
Në fazën e parë të nismës janë përzgjedhur 10 banesa karakteristike, ku po kryhen rilevime dhe analiza të gjendjes strukturore. Mes tyre është edhe një banesë rreth 200-vjeçare në lagjen Meçite, ku studentët po punojnë për të evidentuar ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e saj.
Profesor Nikolla Vesho bën me dije se pas punës në terren, studentët do të përgatisin projekte për përforcimin strukturor, restaurimin dhe rijetëzimin e banesave.
Për studentet Orgita Aliaj dhe Iliada Kuçaj, kjo nismë është një mundësi për të vënë në praktikë njohuritë akademike dhe për të kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Kampi zhvillohet në një kohë kur banesat historike të Gjirokastrës po përballen me degradim të vazhdueshëm, për shkak të mungesës së investimeve, fondeve dhe vështirësive që krijon pronësia me shumë trashëgimtarë.
Top Channel