Numerimi mbrapsht për reformën zgjedhore ka nisur. Taulant Balla i kujtoi demokratëve ultimatumin e 30 nentorit, në të kundërt socialistët do miratojnë të vetem ndryshimet në ligjin zgjedhor. Konsensusi është 84 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Ne 84 vota në Kuvendin e Shqipërisë i kemi dhe ne do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme nëse data 30 nëntor tejkalohet. Në të njëjtën kohe kur Taulant Balla parajmëronte se socialistët nuk do rinovojnë mandatin e komisonit te reformes, Sali Berisha nga selia blu bënte reflektimet e tij për paktin e vitit 2008 me Edi Ramën.