• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin

by editor
November 11, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Maska.al

 

Një nga operacionet e para të Dorjan Gjinalit, administratori i ri i CLASSIC shpk, pasi u emërua në këtë post, do të ishte tenderi i makinave në Bashkinë Fier. Por Agron Papuli, pronari i shoqërisë, e kishte futur në sqetull kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin, prandaj çdo gjë rezulton e lehtë për shitësin e makinave. Janë plot 662 milionë lekë të arkës së Bashkisë Fier që destinohen për këto mjete elektrike.

 

 

 

Meqenëse Gjinali shkon në emër të Papulit, që është i përfolur si mik i kryeministrit Rama, kryetari Subashi nuk është menduar gjatë. Pra, tenderin ia ka dhënë Gjinalit, edhe pse nuk e meritonte.

 

Në fokus është prokurimi i Bashkisë Fier me objekt “Loti 1: Blerje kamionçina elektrike të reja” me fond limit 45 593 583 lekë pa TVSH ose 489 254.02 Euro.

 

 

 

Tenderi është regjistruar më 17 gusht 2026, por shpallja e fituesit është bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik më 5 tetor 2026.

 

Menjëherë bie në sy se CLASSIC shpk dhe ARTEO 2018 shpk i kanë ofertat me diferencë të ngushtë me njëra tjetrën dhe shumë pranë fondit limit. Kompanitë, për të cilat dyshojmë se kanë marrëveshje të heshtur për ofertat, kanë propozuar sa 99% e fondit limit.

 

Kështu, ARTEO 2018 SH.P.K, sipas formularit të ofertës ka propozuar 45 100 000 lekë pa TVSH.

 

 

 

Ndërsa Operatori ekonomik C L A S S I C SH.P.K, ka prezantuar ofertën 44 700 000 lekë pa TVSH.

 

Ndërkaq, shoqëria VIBTIS SH.P.K, ka ofruar t’i sjellë këto makina me 40 896 000 lekë pa TVSH, që është shumë më pak se shifra e CLASSIC.

 

Por siç dihet, Papuli favorizohet në tendera, prandaj oferta eknomike e “VIBTIS” shpk është skualifikuar. Është gjetur një “kleçkë” në dokumentet e operatorit konkurrues dhe është eliminuar.

 

Me pak fjalë, kriteret e tenderit janë qepur më parë si kostum për Papulin. Sipas justifikimit zyrtar, “Përmasat e jashtme të deklaruara në çertifikatën e konformitetit janë: 6790 * 1980 * 3040 ; kurse në skedën teknike janë 5995 * 2195 * 2370.

 

Ndërsa fuqia motorrike në skedën teknike është deklaruar 140 kW , kurse në në çertifikatën e konformitetit është deklaruar 165 kW”.

 

Epo duhen blerë pikërisht makinat e CLASSIC Shpk, pavarësisht se janë më të shtrenjta! Dhe pa e zgjatur shumë, stafi i Subashit ka shpallur fitues administratorin Dorjan Gjinali dhe i ka dërguar formularin në zyrë. Vlera e kësaj kontrate me TVSH në përfundim bëhet 53,640,000 lekë.

 

 

 

Ky tender ka edhe një LOT 2, që me sa duket ka qenë ekskluzivisht për Papulin. Ky përfshin “Blerje automjete (pick up) elektrike të reja” me fond limit 10 924 250 lekë pa TVSH ose 117 225.56 Euro.

 

Tenderi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, Operatorin ekonomik C L A S S I C SH.P.K, që ka bërë ofertën 10 500 000 lekë pa TVSH. Ndërsa duke përfshirë TVSH, kontrata fiksohet në vlerën 12 600 000 lekë. Nuk ka përse të ulet poshtë fondit limit, kur Dorjan Gjinali e ka menaxhuar këtë punë me zyrtarët e Bashkisë.

Ndërkaq, tenderi është denoncuar në KPP, ku njëri nga operatorët pretendon se është vlerësuar në mënyrë të padrejtë.

 

 

 

Sipas ankesës së bërë në Komisionin e Prokurimit publik, më 5 tetor 2026, kërkohet “Shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga OE “VIBTIS shpk”.

 

Kompania CLASSIC Shpk ka fituar 215 tendera, me vlerë mbi 4 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit, nga viti 2012 deri më 11 nëntor 2026. Nga këto 31 janë shënuar me “Flamur të Kuq” korrupsioni për mungesë konkurrence dhe eliminim të gjithë konkurrentëve nga zyrtarët e tenderave.

 

Kompania është pronë 100 % e Agron Papulit, ndërsa qysh në data 15 maj 2026, nga drejtimi administrativ është larguar Artan Qesku dhe është zëvendësuar nga Dorjan Gjinali, me eksperiencë të gjatë.

 

 

 

Në maj 2026, Artan Qesku i shiti aksionet ortakut të tij, Papulit për 2.5 milionë euro dhe u largua nga kompania.

 

 

 

Edhe Agron Papuli është tërhequr nga drejtimi i përditshëm, por ndikimi i tij përmes lidhjeve në qeveri, i ka sjellë tashmë kompanisë pozicion oligarkik në sektorin e furnizimit me makina të institucioneve shtetërore.

 

Kompanitë e lidhura me Agron Papulin kanë fituar kontrata me vlerë miliona dollarë për dhënien me qira të automjeteve për Policinë e Shtetit (përfshirë një tender rreth 2.5 milionë USD).

 

OSHEE ka lidhur kontrata dhe shtesa fondesh për makina me qira, ku përfshihet një tender prej rreth 6 milionë eurosh në vitin 2023 për qindra automjete të reja, si dhe zgjatje kontratash të mëparshme.

 

Kompania shtetërore Albpetrol ka akorduar një kontratë prej rreth 1.1 milionë euro për 16 makina me qira, duke ngritur kritika për shkak të situatës financiare të vetë ndërmarrjes.

 

Albanian Gas Service Company Sh.a. në gusht 2026 i ka dhënë Papulit një tender prej afërsisht 95 milionë lekësh (rreth 1 milion euro) për makina me qira.

 

Opozita dhe media kanë denoncuar shpesh se tenderat për makinat me qira zhvillohen me kritere që favorizojnë vetëm markat apo përfaqësitë e tij zyrtare, duke kufizuar garën e hapur.

Previous Post

Skandal në Ujësjellësin e Kamzës/ KLSH zbulon kaosin: punësime pa kritere, tendera me shkelje dhe miliona lekë dëm

editor

editor

TË FUNDIT

Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin

Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin

November 11, 2026
Skandal në Ujësjellësin e Kamzës/ KLSH zbulon kaosin: punësime pa kritere, tendera me shkelje dhe miliona lekë dëm

Skandal në Ujësjellësin e Kamzës/ KLSH zbulon kaosin: punësime pa kritere, tendera me shkelje dhe miliona lekë dëm

November 11, 2026
Koçeku ngre alarmin për sigurinë e elektriçistëve: 10 viktima në 10 muaj

Kandidati për president i Austrisë Gunther Fehlinger mbështet Marjana Koçekun

November 11, 2026
Studentët braktisin auditoret, gati për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë

Studentët braktisin auditoret, gati për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë

November 11, 2026
Apeli rëndon pozitën e Oltion Bistrit, dënohet edhe për korrupsion e pastrim parash

Apeli rëndon pozitën e Oltion Bistrit, dënohet edhe për korrupsion e pastrim parash

November 11, 2026
“Rama jep dorëheqjen”, thirrjet e “makthit” që e ndoqën kryeministrin deri në Dublin

“Rama jep dorëheqjen”, thirrjet e “makthit” që e ndoqën kryeministrin deri në Dublin

November 11, 2026
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

November 11, 2026
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

November 11, 2026
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

November 11, 2026
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit deri më 14 nëntor

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit deri më 14 nëntor

November 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL