Franca dënon dhunën në tubime/ Ambasadorja Suard shmang krahasimin e protestave në Paris dhe Shqipëri, dënon dhunën
Mijëra pacientë në spitalet publike përballen me mungesën e shërbimeve apo pritje disamujore për ekzaminime dhe trajtime jetësore, për shkak të defekteve në pajisjet mjekësore.
Ndërsa çdo vit shpenzohen miliona euro për mirëmbajtjen e tyre, Inside Story heton se si janë degraduar pajisjet dhe institucioni publik përgjegjës për to.
A fshihet pas kësaj situate një skemë që i orienton pacientët drejt spitaleve private dhe miliona eurot e tenderave drejt kompanive të favorizuara? Përgjigjet, këtë të mërkurë në Inside Story.
Mijëra qytetarë mbeten pa shërbim ose detyrohen të presin me muaj të tërë për ekzaminime apo trajtime të ndryshme jetëshpëtuese, për shkak të problematikave me pajisjet në sistemin publik.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story sjell një hulumtim të thelluar që zbulon gjendjen reale të mijëra pajisjeve në sistemin shëndetësor.
Nga pajisjet kritike të Onkologjikut që shfaqin avari në kohë të zgjatura, tek skanerët apo pajisjet e tjera të rëndësisë së veçantë. Çdo vit shpenzohen miliona euro për mirëmbajtjen e pajisjeve, por të dhënat sugjerojnë se mjaft pacientë nuk arritën të merrnin shërbim në kohë.
A është kjo një skemë korruptive që detyron mijëra pacientë të drejtohen tek privatët…?! Si u degradua institucioni publik i mirëmbajtjes së pajisjeve dhe a është kjo një skemë për të çuar miliona euro te klientët privatë në tendera me flamuj të kuq…?!
Top Channel