Egjipti ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 subjekte që veprojnë në vende të ndryshme të Europës, mes tyre edhe organizata shqiptare ne tre shtete. Një është forumi rinor islamik që, sipas raportimeve, drejtohet nga Muhamet Murtezi, kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit dhe përfaqësues i koalicionit shqiptar VLEN. Murtezi është I njohur në shqipëri si mbështetës I protestes anti qeveritare në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur shpresën për përfundimin e shpejtë të qeverisjes së Ramës. Në listën e terroristëve është përfshirë edhe Shoqata Kulturore Al-Mustaqbal, ose «E Ardhmja», në Shqipëri, si dhe Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Arsim në Kosovë. Këto dy subjekte identifikohen me emër dhe vend në njoftimin e agjencisë shtetërore egjiptiane MENA. Vendimi i Kajros vjen si pjese e luftes që autoritetet egjiptiane ndjekin kundër Vëllazërisë Myslimane, e cila ka shume dege ne bote. Organizata, e themeluar në Egjipt në vitin 1928, u shpall terroriste nga autoritetet egjiptiane në vitin 2013, pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Mohamed Morsi. Autoritetet egjiptiane i konsiderojnë rrjetet ndërkombëtare të lidhura me Vëllazërinë Myslimane si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe synojnë të kufizojnë financimin, organizimin dhe ndikimin e tyre jashtë kufijve të vendit. Vendimi sjell pasoja ligjore sipas legjislacionit egjiptian, përfshirë kufizime të veprimtarisë dhe ngrirjen e aseteve që bien nën juridiksionin e Egjiptit. Në listën e shpallur nga gjykata egjiptine janë organizata dhe shoqata islamike në shumë vende të europës perëndimore por edhe shumë persona. Egjipti ka një histori të rëndë me organizatën Vllazëria Muslimane e cila është promotori i Islamit Politik dhe mbështetësi i shumë politikanëve që janë rritur dhe shkolluar me mbështetje financiare të saj, në shumë vende të botës arabe por edhe në europë