Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit, H.L. dhe T.M., meshkuj kosovarë, në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit të një kompanie, dyshohet se kanë përfituar dy grante në vlerë të përgjithshme prej 575 mijë e 736 eurosh.

Granti i parë, në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh, dyshohet se është keqpërdorur në shumën prej 23 mijë eurosh, duke raportuar në mënyrë të rrejshme se shpenzimet për blerjen e makinerive ishin realizuar në tërësi.

Ndërkaq, nga granti i dytë, në vlerë prej 282 mijë e 236 eurosh, dyshohet se janë keqpërdorur 39 mijë e 902 euro, përmes raportimit të rrejshëm për realizimin e plotë të shpenzimeve për blerjen e makinerive.

Policia ka bërë të ditur se gjatë procesit hetimor është vërtetuar se të dyshuarit kanë keqpërdorur gjithsej 62 mijë e 902 euro nga këto dy grante.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës dhe më pas, me urdhër të prokurorit të rastit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika