Jeta e fundit në vilën në Dhërmi, Rama spastron zarat e Ballukut nga KESH dhe AAC

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2026, 15:00

Procesi i dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e 132 institucioneve shtetërore ka sjellë lëvizje të reja në disa nga dikasteret kyçe, që dikur kanë qenë në varësi të ish-ministres Belinda Balluku.

Maksim Et’hemaj është larguar nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), detyrë që e mbante prej fundit të vitit 2021. Në krye të këtij institucioni është emëruar Dritan Isaku, i cili më herët ka drejtuar Albcontrolin. Njëkohësisht, nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është larguar edhe Viola Haxhiademi.

Këto lëvizje vijnë në vazhdën e ndryshimeve të fundit, pas largimit të Liburn Aliut nga Autoriteti Portual i Durrësit, ku drejtimin e ka marrë tashmë Andrea Shllaku, kushëriri i Pirro Vengut.

Përveç paketës së gjerë të largimeve të kërkuara nga ekzekutivi, emrat e Haxhiademit dhe Et’hemajt janë përfshirë edhe në vëmendjen e dosjes hetimore që lidhet me Belinda Ballukun.

Sipas hetimeve, hetuesit kanë evidentuar në telefonin e ish-drejtoreshës një grup komunikimi në WhatsApp të krijuar në qershor të vitit 2019 me emërtimin “Dhërmi”, ku dy ish-drejtuesit janë pjesë e përmendur në dosje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit