“Çfarë po hanë fëmijët tanë”, qytetari gjen copën metalike brenda moltos

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2026, 14:34

Një prind ka denoncuar një rast skandaloz se si fëmija i tij i 12-vjeçar ka qenë pranë një dëmtimi të rëndë në gojë teksa po hante një kroasant "Replay". Gjatë përtypjes, fëmija ka ndjerë diçka të fortë dhe, pas kontrollit, në brendësi të brumit të moltos është zbuluar një copë e fortë metalike.

Siç shihet edhe në foto, hekuri ndodhej fiks brenda produktit, çka dëshmon një mungesë totale të kontrollit të cilësisë nga ana e prodhuesve. Një papërgjegjshmëri e tillë vë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e fëmijëve, ndaj kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit