Sulm ajror kundër bandës famëkeqe në Haiti, helikopterët e El Salvadorit godasin me raketa selinë kriminale

11 Nëntor 2026 | 14:40

Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkatërrimin e bazës së saj në Croix-des-Bouquets, në lindje të kryeqytetit Port-au-Prince. Helikopterë ushtarakë të El Salvadorit kanë qëlluar me raketa ndaj një ndërtese që përdorej si seli nga banda famëkeqe “400 Mawozo”. Nga sulmi raportohet për të paktën 20 viktima, por ky bilanc nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Pamjet e publikuara nga presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tregojnë disa helikopterë që fluturojnë mbi ndërtesë dhe lëshojnë raketa, ndërsa persona të pranishëm në zonë largohen me vrap. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë haitiane, ndërsa objektivi ishte rezidenca dhe qendra e operacioneve të Wilson Joseph, i njohur me nofkën “Lanmo San Jou”, drejtuesi i bandës. Ai nuk ndodhej në ndërtesë në momentin e sulmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë në klipin e ri “Ya Hit”

Reperi kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen te simboli shqiptar, këtë herë përmes një aksesori të veçantë në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”. Në...
14:25 | 11/11/2026

Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak

amerikan Donald Trump ka folur për herë të parë drejtpërdrejt për dëshmitë e pilotëve ushtarakë që pretendojnë se kanë parë objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO),...
14:24 | 11/11/2026

Pas Italisë, kërcënime me bomba përmes e-maileve edhe në shkollat e Irlandës së Veriut dhe Skocisë

Qindra shkolla në të gjithë Irlandën e Veriut dhe Skocinë morën email-e kërcënuese të mërkurën, me policinë që i trajtoi kërcënimet si mashtrime. Në një...
14:00 | 11/11/2026