Pavarësisht kritikave në Raportin e Progresit, Gashi thotë se përparimi i Kosovës është i pamohueshëm

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se Kosova ka shënuar suksese dhe përparim në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht vlerësimeve të raportit të sivjetmë të BE-së për mungesë progresi në disa fusha.

Duke folur në emër të grupit parlamentar të LVV-së në debatin parlamentar për Raportin e Progresit, Gashi e ka cilësuar përparimin e Kosovës si “të pamohueshëm”.

“Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Gashi tha se integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës, ndërsa si një prej sukseseve të Qeverisë së udhëhequr nga LVV-ja përmendi liberalizimin e vizave në vitin 2024.

“Gjatë kësaj dekade, kemi përafruar legjislacionin me standardet evropiane, kemi zgjeruar marrëdhëniet tregtare, por mbi të gjitha, kemi liberalizuar vizat për vendin tonë”, tha ajo.

Ajo shtoi se qytetarët e Kosovës tashmë mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

“Sot, çdo qytetar i Republikës së Kosovës mund të lëvizë lirshëm në çdo cep të bllokut Schengen, por edhe më gjerë”, shtoi deputetja.

Duke folur për procesin e integrimit, Gashi tha se mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian përbën sfidë edhe për besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së.

“Mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës (për anëtarësim në BE) nuk është vetëm vonesë për Kosovën, por në fakt është edhe një sfidë për besueshmërinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Gashi.

Ajo përmendi edhe “bllokadën institucionale” si një prej faktorëve që, sipas saj, kanë ndikuar në ngecjet e vendit.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika