Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), në pritje të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme.
Grumbullimi po zhvillohet përpara nisjes së protestës, ku studentët pritet t’i bashkohen tubimit kombëtar kundër qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta pritet të vijojë me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe qytetarët do të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.













