
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në kuadër të një proteste kombëtare, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Marshimi ka nisur nga zona e stadiumit “Air Albania” dhe është drejtuar drejt Ministrisë së Arsimit. Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila zhvillohet në kuadër të tubimeve të vazhdueshme kundër qeverisë.
Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protesta pritet të vijojë drejt Kryeministrisë, ku demonstruesit do të përcjellin kërkesat e tyre, mes të cilave edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.