
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Çlirimit të Elbasanit, duke vlerësuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe duke bërë thirrje për një qytet europian, me më shumë mundësi dhe perspektivë për të rinjtë.
Në mesazhin e saj, Mila shkruan se detyra e sotme është të punohet për një Elbasan ku ëndrrat realizohen, pa humbur identitetin dhe rrënjët.
Por urimi i deputetes vjen në një ditë kur ajo ishte e pranishme në ambientet e SPAK-ut, një detaj që i jep një tjetër kontekst mesazhit të saj publik.
“Ta gëzojmë Ditën e Çlirimit të qytetit të zemrës, Elbasanit të njerëzve të guximshëm”, shkruan Mila, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që sakrifikuan jetën për lirinë.