Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike.
Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde.
Ndërkohë, në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
© SYRI.net
Maran i detyruar për zgjedhjet ndaj Finlandës, katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë
Liverpool-Arsenal/ Premier League pranon gabimin e madh: Duhej të jepej penallti
Icardi në telashe serioze, i ndalohet t’i afrohet vajzës pas denoncimit të Wanda NarësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: