Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, i arrestuari Robert Duka para gjykatësve: Nuk kam lidhje, asnjëherë s’kam qenë i dënuar 

11/11/2026 13:45

Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në gjykatë.

Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.

Ai ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin prokurori e ka paraqitur si provë, nuk e lidh atë me grabitjen.

I dyshuari ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Top Channel