Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike. Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde.

Ndërkohë, në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb