Krizë e re humanitare pas përmbytjeve në Gaza, UNICEF dhe OBSH paralajmërojnë për sëmundje

11 Nëntor 2026 | 13:00

Bordi i Paqes, i cili u krijua me iniciativën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Izraelit të veprojë menjëherë për të adresuar emergjencën humanitare të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Rripin e Gazës.

Që nga fundi i javës së kaluar, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur dhjetëra mijëra tenda që strehojnë palestinezë të zhvendosur, ndërsa të paktën pesë persona kanë humbur jetën.

“Situata nuk është vetëm një kërcënim duke pasur parasysh ardhjen e dimrit, por edhe një emergjencë e menjëhershme humanitare”, paralajmëroi Bordi i Paqes në një postim në X.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë hyrjen e materialeve thelbësore për strehime të përkohshme, për infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve, për menaxhimin e ujërave të zeza dhe të përmbushë detyrimet e saj, sipas planit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Bordi i Paqes, i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në enklavën palestineze, pranoi hapat që po shqyrtohen nga qeveria izraelite, por këmbënguli se përgjigja mbetet e pamjaftueshme.

UNICEF-i, nga ana e tij, u ankua se Izraeli ka mohuar hyrjen në Gaza të pajisjeve të nevojshme për të riparuar një rezervuar uji dhe paralajmëroi se objekti mund të derdhet, duke i vënë banorët në rrezik përmes përmbytjeve dhe sëmundjeve.

Autoritetet lokale janë ankuar se Izraeli ka shkatërruar infrastrukturën e ujit dhe automjetet e përdorura për të pompuar ujë gjatë luftës së tij kundër Hamasit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në: Asnjë gram uranium nuk do të largohet nga vendi, çdo sulm i ri do të ketë pasoja

Irani nuk do të lejojë që asnjë grimcë e vetme e materialit bërthamor të pasuruar të dalë nga vendi dhe do të ketë pasoja në...
12:40 | 11/11/2026

Dokumentari i NAZA-s mbi vrasjet në Gaza bëhet një nga më të shikuarit e vitit

NAZA, dokumentari detajon vrasjet masive të civilëve nga Izraeli në Gaza, është parë nga më shumë se 1.5 milion njerëz që kur u shfaq në...
12:40 | 11/11/2026

Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në “aksion”

Tetë vende anëtare të NATO-s kanë nisur një stërvitje pesëditore për zbulimin dhe gjurmimin e nëndetëseve në Detin Baltik, në një kohë kur aleanca e...
12:23 | 11/11/2026