Kryesore

Kërkoi të merrte pjesë në Asamble, PS i mbyll derën Veliajt! Balla: Kryebashkiakun e kam mik, por përballjen me drejtësinë…

12:40 - 11.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u pyet në lidhje me kërkesën e Erion Veliajt për pjesëmarrje në Asamblenë e PS-së.

Balla deklaroi se kryebashkiakun e Tiranës e ka mik, por shtoi se përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë.

Sipas tij, PS nuk del në mbrojtje të askujt, kur dikush përballet me drejtësinë.

Taulant Balla: Është pyetje që i duhet bërë Sekretarit të Përgjithshëm.

Unë mendoj që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së janë çështje individuale. Asnjë forum në PS nuk është mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë.

PS ka qenë, është dhe ngelet kundër masës së paraburgimit, kur një person është vetëm në fazën e hetimeve e kur akuzat ndaj tij s’janë provuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.