Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri

11 Nëntor 2026 | 12:25

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në vend.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 11 nëntor, Bordi përcaktoi se një litër naftë (gazoil) nuk mund të shitet me më shumë se 205 lekë, ndërsa çmimi maksimal për shitjen me shumicë do të jetë 193 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 164 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 152 lekë për litër.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara. Në rast se konstatohen shkelje, ndaj subjekteve përgjegjëse parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe aktet ligjore në fuqi.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se synimi i këtij mekanizmi është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadorja e BE-së i prezanton komunitetit të biznesit progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit...
21:32 | 10/11/2026

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

I ftuar në “Tonight” me Mirela Milorin, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u pyet se kur do të përfundojë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas dhe...
20:31 | 10/11/2026

Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit

Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë...
17:10 | 10/11/2026