E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Po shoh ndryshime, jam shumë i kënaqur me përparimin e negociatave me Rusinë! Kërkon përfshirjen e BE-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur optimizëm për ecurinë e përpjekjeve diplomatike që synojnë përfundimin e luftës, pas komunikimeve me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Po shoh ndryshime. Jam shumë i kënaqur me ato që po dëgjoj”, deklaroi Zelensky për gazetarët në Kopenhagë, kur u pyet për informacionet që kishte marrë nga përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së vendeve evropiane në procesin e negociatave, duke nënvizuar se brenda muajit nëntor duhet të vendoset se kush do ta përfaqësojë Evropën në bisedimet për paqen.

“Brenda muajit nëntor, jo më vonë, duhet të vendosim se kush do ta përfaqësojë Evropën në negociata”, u shpreh ai.

Reklamë

Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se gjatë ditës së parë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, është diskutuar edhe mundësia e një shkëmbimi në shkallë të gjerë të të burgosurve të luftës.

 “Do të dëshiroja të realizonim një shkëmbim 1,000 me 1,000, madje edhe 1,500 me 1,500. Një shkëmbim në shkallë të gjerë”, deklaroi Zelensky.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.