Aktualitet

Sara Mile del nga SPAK: Ky kalvar i gjatë hedhje balte do të përfundojë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për dyshime mbi korrupsionin në zgjedhje.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK, Mile deklaroi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni dhe se ka dhënë dëshminë e saj përpara prokurorëve.

Ajo u shpreh se është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë që do të jetë e nevojshme, ndërsa shtoi se beson te ligji.

“Ky kalvar i gjatë hedhje balte do të përfundojë. Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë për fjalën time, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson te ligji”, u shpreh deputetja socialiste.