Vendosni fjalën kyçe....

Iniciativa – Studentëve protestues do u ofrohen këshilla ligjore falas online


Kristiana Filip ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale organizimin e një takimi informues të dielën, më 15 nëntor, në orën 19:00, përmes platformës Zoom, ku do të marrin pjesë avokatët Lulzim Tanushi dhe Dhimitër Zguro, pjesë e ekipit të avokatëve vullnetarë në mbështetje të protestuesve.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështje që lidhen me të drejtën për të protestuar, të drejtat gjatë ndalimit apo arrestimit, mënyrën e kundërshtimit të gjobave, si dhe të drejtën e studentëve për t’u organizuar ligjërisht.

Njoftimi:

Ftesë për të gjithë studentët!
Takim informuese: Njih të drejtat e tua!
Ju ftojmë në një seancë informuese me profesionistë të drejtës, ku do të mësoni gjithçka që duhet të dini për të drejtat tuaja ligjore. Takimi drejtohet nga Av. Lulzim Tanushi dhe Av. Dhimitër Zguro, pjesë e ekipit të avokatëve vullnetarë në mbështetje të protestuesve.
Çfarë do të mësoni:
– E drejta për të protestuar: çfarë ju garanton ligji dhe cilat janë kufijtë e tij
– Akuzat nga policia: si të silleni dhe çfarë të drejtash keni kur përballeni me to
– Arrestimet: të drejtat tuaja gjatë ndalimit apo arrestimit dhe hapat që duhen ndjekur
– Gjobat: si funksionojnë dhe si mund të kundërshtohen
– E drejta për t’u organizuar: si të organizoheni ligjërisht si studentë
Pyetje & përgjigje
Gjatë takimit do të ketë një pjesë të hapur pyetjesh, ku mund t’u drejtoheni avokatëve me çdo pyetje ligjore që keni.
Detajet
 Data: E diel, 15 nëntor
Ora: 19:00
Ku: Zoom
Takimi është i hapur për të gjithë studentët. Ejani, bëni pyetje dhe ftoni shokët dhe shoqet tuaja!
Njohja e të drejtave tuaja është hapi i parë për t’i mbrojtur ato.