Granit Xhaka mund të mungojë për më shumë se një muaj, çka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit. Kapiteni i skuadrës pësoi lëndim në minutën e katërt të përballjes me Chelsean.
Për shkak të dëmtimit, mesfushori nuk mund t’i bashkohet Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Te Sunderlandi shpresojnë që ai të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar, por mundësitë për këtë vlerësohen shumë të pakta.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve, Xhaka pritet të humbasë katër ndeshje kampionale, kundër Aston Villës, Tottenhamit, Liverpoolit dhe Newcastle Unitedit.
Futbollisti 34-vjeçar pritet të jetë sërish i gatshëm nga mesi i dhjetorit. Mungesa e tij gjatë kësaj kohe do të jetë e ndjeshme për Sunderlandin, që po lufton për mbijetesë.




