Maqedonia e Veriut tashmë ka një ambasadë rezidente në Vilnius të Lituanisë.
Hapja e saj u bë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me homologun e tij lituanez, Kestutis Budrys.
Të lidhura
None found
Para ceremonisë, dy ministrat zhvilluan një takim ku diskutuan kryesisht për heqjen e pengesave dhe përshpejtimin e procesit evropian të Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur MPJ-ja e RMV-së.






