Një moment aspak i këndshëm për deputeten e PS-së, Sara Mila ka ndodhur teksa kjo e fundit dilte nga SPAK. Pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar si person në dijeni për akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve në Elbasan, ku dyshohet se Mila ka premtuar ndihma ekonomike në kërkim të votave për PS-së.
Teksa deputetja socialiste fliste para mediave, një qytetare në sfond dëgjohet teksa e akuzon ligjvënësen si hajdute dhe njeri i vendosur në Kuvend nga krimi.
“Pse i jepni rëndësi këtyre hajduteve? Këta që janë vendosur nga krimi? Nuk kanë kapacitet për të qenë në Kuvend. Turp turp. Tradhtare!”, dëgjohet teksa i thotë qytetarja.
