Një 49-vjeçar nga Shkupi u ndalua nga policia në orën 02:25 të sotme, më 11.11.2026, në rrugën “Taki Daskallot”, në zonën e Draçevës. Sipas MPB-së së Maqedonisë, nëpunësit e SPB Shkup privuan nga liria H.M.
Gjatë kontrollit të automjetit “Renault” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një substancë të bardhë pluhur, tableta, marihuanë dhe një peshore.
Të lidhura
None found
H.M. u mbajt në stacionin policor. MPB-ja bëri të ditur se, pasi të dokumentohet plotësisht rasti, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.







