Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

11 Nëntor 2026 | 10:57

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Rinas, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale, njëri për vjedhje dhe tjetri për mashtrim.

I arrestuari i parë është shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç, i cili u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, pasi akuzohet nga autoritetet turke për mashtrim.

Ndërkohë, i arrestuari i dytë është Edison Vukaj, 27 vjeç i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen në dalje të RSh-së dhe arrestimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  

-E. U., 31 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 e Gebzes, Turqi, më datë 31.07.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Mashtrimi i kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga një tregtar, nga një drejtor i një shoqërie tregtare ose nga një person që vepron në emër të një shoqërie, ose nga një drejtues i një kooperative në kuadër të veprimtarisë së koperativës”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Turqi.     

-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin në kërkim E. V., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 03.06.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka dalë pas 40 minutash nga ambientet e SPAK. Pas daljes, Mila ka mbajtur shkurtimisht një deklaratë për mediat...
10:57 | 11/11/2026

Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia

Një konflikt banal për një vend parkimi është kthyer në një situatë të tensionuar në Vlorë, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të...
10:18 | 11/11/2026

Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila këtë të mërkurë është paraqitur në ambientet e SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së deputetes së qarkut të...
10:01 | 11/11/2026