40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)

11 Nëntor 2026 | 10:57

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka dalë pas 40 minutash nga ambientet e SPAK. Pas daljes, Mila ka mbajtur shkurtimisht një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se është thirrur si person në dijeni dhe ka dhënë dëshminë e saj.

 “Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf ti deklaroni, vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër.

Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim. Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time. Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë, edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha Mila para gazetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Rinas, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale, njëri për vjedhje dhe tjetri për mashtrim. I...
10:57 | 11/11/2026

Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia

Një konflikt banal për një vend parkimi është kthyer në një situatë të tensionuar në Vlorë, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të...
10:18 | 11/11/2026

Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila këtë të mërkurë është paraqitur në ambientet e SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së deputetes së qarkut të...
10:01 | 11/11/2026