Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për blerje votash përmes premtimeve për ndihmë ekonomike.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ajo tha se kishte dhënë dëshminë e saj dhe se ishte e gatshme të bashkëpunonte me drejtësinë, sa herë të ishte e nevojshme.

Në prononcimin për mediat, Mila e cilësoi situatën si një kalvar të gjatë të hedhjes së baltës nga politika e vjetër. Ajo theksoi se beson te ligji dhe se do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sara Mila: Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: