• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të PS

by Sport Sport
November 11, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të PS
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për bllokimin e qëllimshëm të nismave ligjore të opozitës.

Këlliçi kërkoi që në rendin e ditës së Kuvendit të përfshihen dhe të shqyrtohen katër nisma ligjore të Partisë Demokratike, që parashikojnë shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Belind Këlliçi: Po vërej sërish se nismat e opozitës vazhdojnë të mbeten pa një datë shqyrtimi. Kjo do të thotë se ju po vijoni me të njëjtën sjellje të vjetër: duke mbajtur në sirtar çdo nismë të opozitës dhe duke mos i marrë ato në konsideratë.

Po jua rikujtoj edhe një herë se bëhet fjalë për një paketë të plotë ligjore, e cila përfshin:

  1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
  2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
  3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.
  4. Shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Këto nisma po i mbani peng. Ato duhej të ishin pjesë e seancës më të parë parlamentare.

Dhe dua ta theksoj qartë: këto nuk janë thjesht nisma të Partisë Demokratike. Ato pasqyrojnë kërkesa të drejtpërdrejta të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe lidhen drejtpërdrejt me kushtet për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Sepse është tashmë e qartë se këto ligje janë problematike, favorizuese, të lidhura me interesa korruptive dhe në kundërshtim me normat demokratike dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Në të gjitha këto ligje gjendet i njëjti model: përdorimi i ligjit për të vënë pronën, territorin dhe pasuritë publike në funksion të interesave private. Një model që ushqen favorizimin, zhvatjen dhe pasurimin e paligjshëm, ndërsa shoqërohet me korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Dua të ndalem veçanërisht te Ligji për Investimet Strategjike.

Pas 11 vitesh zbatim, është faktuar tashmë se 98% e kontratave të përfituara përmes këtij ligji u përkasin pesë oligarkëve dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar, të cilët kanë marrë statusin e investitorit strategjik. Ndërkohë, vetëm 2% e vendimeve jane per investitor te huaj, dhe edhe këta janë dy njerez  të afert  kryeministrit Edi Rama.

Pa përmendur këtu faktin se ky ligj është përdorur si instrument për pastrimin e parave të pista, veçanërisht në sektorin e ndërtimit ne bregdet.

Prandaj, zoti Kryetar, është detyrimi juaj që këto nisma t’i përfshini në rendin e ditës dhe, madje, të dilni garant që ato të shqyrtohen dhe të votohen në Parlament.

Pse po e bëj këtë thirrje pikërisht sot?

Sepse kjo mbledhje vjen vetëm pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian. Një raport që nxin Shqipërinë dhe, fatkeqësisht, në këtë tablo të errët përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ndër problematikat e shumta, Raporti i Komisionit Evropian evidenton dobësimin e kontrollit parlamentar. Dhe për këtë, zoti Kryetar, ju mbani përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Nuk mund të ketë demokratizim dhe as përparim në procesin e integrimit evropian, kur mazhoranca, në shkelje të rregullave, ligjit dhe vetë Kushtetutës, e trajton Kuvendin si një institucion njëpartiak, ku vendimmarrja përcaktohet vetëm nga numrat dhe jo nga respektimi i Kushtetutës, ligjit dhe rregullores parlamentare.

Raporti evidenton qartë:

Mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

Shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe këto janë vetëm disa prej problematikave të shumta që evidenton raporti.

Prandaj, të nderuar kolegë,

Kthejeni këtë institucion në shinat e kushtetutshmërisë! Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të Partisë Socialiste.

Ju nuk mund t’i trajtoni institucionet e këtij vendi si pronë private. Nuk mund t’i përdorni ato sipas interesave tuaja politike dhe as të përjashtoni opozitën nga funksionimi normal i institucioneve kushtetuese.

E keni bërë këtë dhe për këtë arsye keni humbur besimin e qytetarëve. E keni bërë këtë dhe për këtë arsye keni marrë urrejtjen e studentëve. E keni bërë këtë duke menduar se pushteti dhe institucionet janë pronë e juaja.

Por institucionet nuk janë pronë e askujt.

Dhe fundi politik i kësaj mënyre qeverisjeje tashmë dihet.

 

Previous Post

Thirret në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të PS

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të PS

November 11, 2026
Thirret në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile

Thirret në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile

November 11, 2026
Protestuan kundër Ramës, policia gjobit 37 qytetarë

Protestuan kundër Ramës, policia gjobit 37 qytetarë

November 11, 2026
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

November 11, 2026
Tirana e vështirë për familjet e reja, çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’! Lindjet po bien me ritme të shpejta

Tirana e vështirë për familjet e reja, çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’! Lindjet po bien me ritme të shpejta

November 11, 2026
165 ditë revoltë! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

165 ditë revoltë! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

November 11, 2026
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës dhe dërgohen në spital

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës dhe dërgohen në spital

November 11, 2026
Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

Dashuria, karriera dhe paratë – çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e horoskopit

November 11, 2026
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit/ Ja si parashikohet moti për sot, 11 nëntor 2026

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit/ Ja si parashikohet moti për sot, 11 nëntor 2026

November 11, 2026
“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

November 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL