Studentët kanë shumë arsye për të protestuar, por në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN) problematikat duken qartë edhe pa pasur nevojë për shumë shpjegime.
Muret e mbuluara nga myku, lagështira dhe suvatë e rëna janë pamjet që karakterizojnë ambientet e fakultetit,duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat studentët zhvillojnë procesin mësimor përditë.
Pikërisht kjo gjendje e rënduar është nxitësi kryesor që i nxjerr studentët çdo dité në protestë, të cilët kërkojnë përmirësimin e menjëhershëm të infrastrukturës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme në ambientet universitare.
Por ndërsa studentët kërkojnë zgjidhje, pyetja që shtrohet është se sa kohë do të duhet që institucionet të shohin atë që çdo sy e dallon qartë: një godinë që po bie dita-ditës, ndërkohë që e ardhmja e tyre rrezikon të digjet mes lagështirës dhe indiferencës.